.
Published On: Sat, Jan 17th, 2015

“Dëshmorët nuk ranë që të kemi Jabllanoviça dhe shqiptarë servila” (FOTO&VIDEO)

Share This
Tags

protesta-Rreth 8 mijë veta nga gjitha qytetet e Kosovës kanë protestuar në Gjakovë për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviç. Të gjithë të bashkuar, pa ngjyra politike, pa dallime fetare e gjinore, por si shqiptarë që e duan vendin e tyre.

Duke folur para protestuesve, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova, ka thënë se kryeministri Mustafa ose duhet ta shkarkojë Jabllanoviçin dhe të kërkojë falje për deklaratat e tij, ose duhet që edhe vet të largohet nga posti kryeministror.

Duke thëksuar se Jabllanovic dhe bashkëpuëntorët e tij punojnë vetëm për interesa të Serbisë dhe kundër interesave të Kosovës, Kumnova ka thënë se dëshmorët e martirët e Kosovës nuk kanë rënë që në qeverinë e Kosovës të ketë njerëz sikurse Jabllanoviçi, por as shqiptarë servilë, duke aluduar kështu në përbërjen aktuale të qeverisë.

Kundër qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Mustafa ka folur edhe Driton Çaushi, Koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë. Ai ka thënë se ashtu sikurse Jaballnoviçi, përgjegjësi duhet të mbajë edhe kryeministri Mustafa për heshtjen dhe mos reagimin e tij, por edhe ish – kryeministri Hashim Thaçi, i cili është përgjegjësi kryesor, që njerëz sikurse Jabllanovic dhe të tjerë nga Lista Serbe, sot janë pjesë e qeverisë së Kosovës.

Çaushi me këtë rast ka bërë të ditur se një protest e tillë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, por ajo do të bartet në Prishtinë. Në këtë protest, përpos qytetarëve të shumtë, aknë marrë pjesë edhe shumë deputetë, që kryesisht ishin të subjekteve opozitare AAK e Vetëvendosje./radiogjakova/

protesta-kolazh