.
Published On: Thu, Dec 7th, 2017

KQZ certifikon rezultatin e balotazhit në Gjakovë

Share This
Tags

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve në komunën e Gjakovës. Ky vendim tashmë i hap rrugën Ardian Gjinit që të marrë detyrën e re si kryetar komune.

Megjithëse nuk është bërë e ditur data, besohet se pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Zyrtarisht detyrën Gjinit do t’ia dorëzojë nënkryetari i Komunës, Armend Vokshi.

Përfaqësues të qeverisjes aktuale dhe të deleguarit e Ardian Gjinit tashmë kanë zhvilluar disa takime për dakordimin e dates së mbajtjes së ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës./radiogjakova/