.
Published On: Fri, Nov 29th, 2013

Mimoza në Marosh: Pas 1 dhjetorit Gjakova do jetë shembull për qeverisje

Share This
Tags

mimoza-maroshGjakovë- Mimoza Kusari-Lila në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të fushatës së balotazhit, ka vizituar banorët e fshatit Marosh.

Në këtë vizitë kandidatja e AKR-së për Gjakovën ishte e shoqëruar nga Ministri i Diaspores, Ibrahim Makolli si dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, të cilët siguruan banorët e fshatit Marosh për përkrahjen që do i japin në vazhdimësi Kusari-Lilës në rast se ajo dele  fituar nga kjo garë.

Nga ana tjetër, Kusari Lila tha se komuna e Gjakovës pas 1 dhjetorit do të jetë shembull për të gjitha komunat tjera se si qeveriset me vizion dhe projekte konkrete të zhvillimit.

“Infrastruktura në komunën e Gjakovës nuk është përfunduar ashtu sic thirret në vazhdimësi nga kryetari në largim. Në cdo fshat dhe lagje të qytetit të Gjakovës shoh se ka mungesa bazike për jetën. Ju siguroj se do angazhohem me gjithë qenien time që në ditët e para që fëmijët e fshatit Marosh të kenë të siguruar transportin për në shkollë duke i evituar ecjet e tyre të gjata  në rrugën prej 3 kilometrash. Në dy vitet e para të mandatit tim do jenë të përfunduara rrjeti i kanalizimeve, ujësjellësit, rrugët dhe ndricimi publik, por njëkohësisht do vërehet edhe zhvillimi ekonomik përmes projekteve konkrete në bujqësi”.

Banorët e fshatit Marosh kanë njoftuar Kusari-Lilen edhe për mungesën e një shtëpie të kulturës dhe biblotekes në këtë fshat./radiogjakova/