.
Published On: Thu, Apr 26th, 2018

Nderohen martirët e Gjakovës

Share This
Tags

Rreth 19 vite kanë kaluar nga lufta e fundit në Kosovë, por Gjakova vazhdon të jetojë me brengën e të pagjeturve.

Në kuadër të shënimit të “Javës për Personat e Pagjetur” dhe në vigjilje të shënimit të 27 prillit – ditës së të pagjeturve të Kosovës, Shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë së bashku me familjarët e martirëve, përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe bashkëqytetarët, të enjten kanë bërë homazhe në varrezat e martirëve të kombit, në Kompleksin Memorial në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka thënë se ditët si kjo e rëndojnë dhembjen, ndërsa ka ftuar liderët e vendit të mos zgjasin dorën e pajtimit pa kuptuar për fatin edhe të personave të tjerë të pagjetur.

Homazhe ka bërë edhe një delegacion i Kuvendit të Komunës së Gjakovës. Me këtë rast kryetari Ardian Gjini, është shprehur se, Gjakova nuk do të harrojë asnjëherë viktimat e luftës, por dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë në mënyrë që të ecim përpara./radiogjakova/