.
Published On: Sat, Jul 8th, 2017

Gjakova bëhet me kinema verore

Share This
Tags

Pas më shumë se 1 viti e gjysmë kur u prezantua si projekt-ide, të premten në mbrëmje u hap Parku Kulturor “Ali Podrmija” në Gjakovë.

Çdo të martë dhe të premte, të gjithë të rinjtë e komunës së Gjakovës për kundrejt një pagese prej 1 euro, do të mund të shohin filma dhe dokumentarë në kinemanë e parë verore të Gjakovës.

Arber Lleshi falënderoi para të pranishmëve të gjithë personat që kishin ndihmuar financiarisht, si dhe instititucionet dhe organizatat partnere.

E personave që ndihmuan financiarisht, në shenjë falendërimi iu dhurua vepra “Lum Lumi” e shkrimtarit të ndjerë emrin e të cilit e mban ky park, Ali Podrmija.

Përpos filmave nga “Dokufest” dhe “AniBar”, në kinemanë “Ali Podrmija” pritet të shfaqen edhe disa filma të mbështetur nga “Digitalb”.

Por, në këtë park do të ketë edhe aktivitete të tjera kulturore, që organizatorët do t’i zbulojnë ditëve të ardhshme./radiogjakova/