.
Published On: Fri, Jul 28th, 2017

Makina elektrike, jehonë në mediat e huaja

Share This
Tags

Kanë kaluar 3 javë që nga prezantimi i veturës së parë elektrike të prodhuar në Kosovë, por jehona e saj vazhdon nëpër botë.

Projekti i 6 të rinjve gjakovarë pjesë e hapësirës krijuese “Bonevet” ka marrë vëmendjen e shumë mediave botërore.

Rrjeti amerikan i lajmeve “Associated Press” ishte i pari medium ndërkombëtar që i kushtoi hapësirën e saj punës së Bunës, Dionit, Enisës, Lumit, Gëzimit dhe Beatrisës.

Edhe televizioni italian “Repubblica” foli për makinën elektrike, ndërsa ka shkruar edhe gazeta “Blick” e Zvicrës.

Në të gjitha raportimet theksohet mosha e re e personave që kanë punuar për këtë makinë të bashkangjitura me rrëfimet e vet këtyre të rinjve që tregojnë vështirësitë me të cilat janë përballuar gjatë punës./radiogjakova/