Shfaqet dokumentari për Dervish Shaqen
Në kuadër të organizimeve të festave të fundvitit nga ana e Komunës së Gjakovës është shfaqur dokumentari filmik kushtuar rapsodit dhe patriotit Dervish Shaqa. Ky dokumentar është realizuar me skenar dhe regji nga Asllan Bajrami, ndërkohë që për konsulent ka qenë koreografi Skender Haklaj.
Para shfaqjes së dokumetarit, realizuesit dhe të pranishmit i ka përshëndetur kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila, pasi ka falënderuar realizuesit e dokumetarit tha se bëhet fjalë për një repertoar dhe vepra të çmuara të një figure të rëndësishme kombëtare dhe se Dervish Shaqa ishte sinonim se si artistët nuk mbyllen dhe nuk nënshtrohen.
Skenaristi dhe regjisori Asllan Barjami, para publikut theksoi se kjo figurë dhe ky dokumetar përmban një nga elementët thelbësorë të etnokulturës sonë, ndërkaq konsulenti Skender Haklaj tha se Dervish Shaqa ka mbjellur paqe, afrim dhe bashkim./radiogjakova/