.
Published On: Fri, Feb 9th, 2018

10-vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i qytetit

Share This
Tags

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Gjakovës.

Të enjten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit, ndërsa ikona të tilla do të vendosen edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, për çka organizatorët kanë ftuar gjakovarët që të përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.

Po ashtu, Komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës dhe ata kombëtarë.

E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, por edhe shkollat e organizatat e ndryshme rinore./radiogjakova/