.
Published On: Wed, Mar 12th, 2014

100 ditët e para të Mimozës

Share This
Tags

mimoza-kGjakovë- Kryetarët e rinj të komunave të Kosovës po hyjnë në 100 ditëshin e tyre të parë pas marrjës së detyrave. Kështu edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusai-Lila. Në Komunë kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët për disa nga premtimet, pasi borxhet e trashëguara u kanë pamundësuar të merren me punë tjera.

Udhëheqja e re e komunës së Gjakovës, arsyetohen se janë pikërisht defektet e trashëguara nga udhëheqja e AAK-së, që po i detyron ata të humbasin kohë. “Qysh në ditën e parë të punës jemi ballafaquar me situatë emergjente si sigurimi i lëndës së parë për ngrohtoren e qytetit, sigurimi i lëndëve djegëse për shkollat e komunës së Gjakovës dhe zgjidhja e problemit të 60 mësimdhënësve, të punësuar sezonal në një projekt elektoral, pa asnjë bazë financiare.

“Të gjitha këto probleme kanë qenë sfida për komunën e Gjakovës, duke pasur parasysh faktin se e kemi gjetur institucionin me zero buxhet dhe me borxhe enorme deri në 10 milionë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i komunës, Ali Tafarshiku. Sipas tij, për këtë arsye, kryetarja Kusari – Lila ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që rezultatet e para do të shihen pas 3 muajve të parë.

Megjithatë, sipas Tafashikut, kryetarja ka filluar me realizimin e premtimeve, njëra prej të cilave është organizimi i konferencës së donatorëve. “Kjo konferencë do të mbahet në Gjakovë më 13 e 14 mars dhe në të do të prezantohen mbi 40 projekte jetike për qytetarët e komunës së Gjakovës”, tha ndër tjerash ai. Ky zyrtar komunal shtoi se ditët e para të kësaj qeverisjeje kanë qenë të fokusuara edhe në angazhimin e auditimit të brendshëm e sidomos atij të jashtëm edhe në evidentimin në terren të të gjitha punëve të kryera deri me tani. “E për të cilat ish-qeverisja nuk e ka paguar asnjë cent, duke lënë borxh deri në 10 milion euro”, ka thënë zëdhënësi i komunës së Gjakovës./zeri/