.
Published On: Tue, Dec 10th, 2013

10€ për letërnjoftimet biometrike, 30€ për pasaporta

Share This
Tags

leternjoftimet-2463_7508Gjakovë- Që nga e hëna qytetarët e Kosovës kanë filluar të pajisen me letërnjoftimet biometrike, gjë kjo që vlen edhe për qytetarët e Gjakovës, të cilët po ashtu tashmë mund të aplikojnë për këtë dokument.

Siç na bëjnë të ditur në qendrën për regjistrim civil në Gjakovë, me letërnjoftim biometrik tashmë mund të pajisen të gjithë qytetarët e Gjakovës. Megjithatë, sipas zyrtarëve të kësaj qendre, për këtë dokument nuk kanë nevojë të aplikojnë edhe ata që posedojnë letërnjoftime valide të Republikës së Kosovës, pasi vlefshmëria e tyre është deri në skadimin e datës së shënuar në to.

Sipas këtyre zyrtarëve, aplikuesit për letërnjoftim biometrik janë të detyruar të paguajnë shumën prej 10 eurosh, ndërsa procedurat për pajisje me këtë dokument duhet të aplikohen sërish, përfshirë këtu edhe fotografimin e ri dhe paraqitjen e të dhënave personale nga fillimi.

Ndryshe, krahas letërnjoftimit biometrik, kjo qendër po vazhdon edhe me dhënien e pasaportave biometrike, të cilat kanë filluar të lëshohen në qarkullim tash e disa muaj. Siç ka qenë edhe në fillim, çmimi për të aplikuar për pasaportë biometrike është 30 euro./radiogjakova/