.
Published On: Thu, Jul 31st, 2014

22 punëtorë të pastrimit në QMF-të e Gjakovës, që katër muaj pa paga  

Share This
Tags
qkmf
22 punëtorë të pastrimit në institucionet e shëndetit primar, konkretisht në qendrat e mjekësisë familjare të Gjakovës tash e 4 muaj nuk kanë marrë paga. Meqë gjendja financiare në familjet e tyre është shumë e rëndë, kjo mungesë e pagave, edhe ashtu të vogla, ua ka vështirësuar jetën edhe më shumë. Punëtorët thonë se gjendja në të cilën ndodhen tash e 4 muaj është e padurueshme prandaj nuk e kanë mohuar edhe mundësinë e protestës apo bojkotimit të tërësishëm të punës në objektet e QKMF-ve.
 
 E nga ana tjetër, drejtori komunal për shëndetësi Basri Komoni ka thënë se e kupton gjendjen e vështirë të këtyre punëtorëve, por komuna nuk ka të bëj asgjë me këtë rast. Ai ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së cilësisë është shkëputur kontrata me kompaninë që e ka bërë pastrimin e këtyre objekteve dhe e cila ka menaxhuar me këta punëtorë.
 
Sipas tij, është pikërisht kjo kompani dhe jo komuna ajo që u ka borxh punëtorëve. Megjithatë, Komoni ka bërë të ditur se i ka inkurajuar punëtorët që të bëjnë padi kundër kompanisë me bindjen se gjykata do të vendos në favor të tyre dhe kompania do tu paguaj borxhin. Sipas tij, komuna po angazhohet që të kontraktojë një kompani të re, e cila do të jetë shumë më serioze karshi obligimeve për kryerjen e punëve sipas kontratës por edhe për pagesën e rregullt të pagave për 22 punëtorët e pastrimit.