.
Published On: Tue, Aug 8th, 2017

“4 tregime nga Arkivi shqiptar” vjen në Gjakovë

Share This
Tags

Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë gjatë pjesës së parë të muajit gusht do të shfaqë 4 filma të viteve ’70-të në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

Programi i quajtur “4 tregime nga Arkivi shqiptar” nis të martën (sonte) në ora 21:00 me shfaqjen e filmit “Tomka dhe shokët e tij”, një film për fëmijët apo një film i fëmijëve, tregim i një grupi të fëmijëve shqiptarë që i rezistojnë okupimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, një film që përmban elemente propagande po aq sa estetikë impresive neo-realiste, drejtuar nga regjisorja më e famshme femër e epokës së Kinostudios, Xhanfise Kekos.

Ndërsa të premten do të shfaqet filmi “Rrugë të Bardha” që është shembull i figurës së martirit socialist të punës, idea e punëtorit që e sakrifikon veten për të mirën e përgjithshme të kombit, një element ideologjik prezent edhe në regjime të tjera socialiste.

Javën e ardhshme, saktësisht më 15 gusht do të shfaqet filmi “Kapedani”, një komedi/satirë mbi rolin e gruas dhe komentim mbi sfidad kryesore shoqërore e Shqipërisë moderne progresive gjatë regjimit të Hoxhës, i cili ballafaqohet me të kaluarën tradicionale dhe patriarkale.

Ndërsa më 18 gusht “Gjeneral Gramafoni” që përmban një kritikë të kapitalizmit përtej punës strikte, ndërsa i vendos në ballafaqim nocione si të civilizuar-të prapambetur, të kultivuar-barbarë, etj./radiogjakova/