.
Published On: Wed, Feb 5th, 2014

6-vjetori i pavarësisë, Gjakova fillon përgatitjet

Share This
Tags

orkestri-Gjakovë- Komuna e Gjakovës po bënë përgatitje intensive  për ta shënuar në mënyrë sa më solemne përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës.

Bartëse kryesore e aktivitetit qendror do të jetë  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Gjakovës, drejtues të së cilës thonë se aktualisht janë në fazën e hartimit të  një programi të  veçantë artistik. Mes shumë risive, siç kanë  deklaruar në këtë drejtori, do të jetë edhe  promovimi i Orkestrit të qytetit të Gjakovës.

Ndryshe me veprimtari kulturore e sportive,  6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do ta shënojnë edhe shumë mjedise rinore. Do të mbahen takime letrare e muzikore si dhe gara sportive./radiogjakova/