.
Published On: Mon, Feb 17th, 2014

6-vjetori, “Sofra gjakovare” mban koncert në vendlindje

Share This
Tags

sofra-koncerti1Gjakovë- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me një koncert festiv janë prezentuar shoqata “Sofra Gjakovare” nga Shkupi.

Me këtë rast është bërë edhe binjakëzimi i shoqatës “Sofra Gjakovare” nga Shkupi me atë të intelektualëve “Jakova”. Në emër të organizatorit të këtij koncerti simbolik, Komunës së Gjakovës, të pranishmit i ka uruar dhe përshëndetur kryetarja, Mimoza Kusari Lila, e cila në fillim të fjalës së saj përkushtuese, ka pohuar se ndjehet jashtëzakonisht e lumtur që në vigjilie të festës së pavarësisë, Gjakovës po i rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të shkuar tutje, me zhvillim dhe mirëqenie.

“Ndjehem e lumtur edhe për faktin që këtu kemi rikthyer personalitete, artistë, këngëtarë, gjakovarë, banorë të Shkupit të cilët kultivuan në vazhdimësi traditën e vendlindjes së tyre, krijuan një Gjakovë të vogël në Maqedoni, shtruan shumë sofra, kënduan shumë këngë, falën shumë buzëqeshje dhe si të tillë, sonte vijnë me dashuri për vendin e tyre të këndojnë në djepin që i rriti”, ka thënë Lila,

Përsa i përket rëndësisë së bashkëpunimit, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka vlerësuar se “rëndësia e nxitjes së bashkëpunimeve të tilla ruan dhe mbron vlerat kulturo historike që ka Gjakova, Shkupi dhe Shkodra”

sofra-koncerti