.
Published On: Tue, Sep 9th, 2014

600 mijë euro për rrugën që lidh Gjakovën me Deçanin

Share This
Tags

rruga-asfaltPas disa takimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Financave, janë alokuar rreth 600 mijë euro dedikuar rrugës Bardhaniq-Dashinoc, e cila lidhë komunën e Gjakovës me atë të Deçanit. Me këtë tender do të administroi komuna e Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila. “Nisur nga fakti se po hyjmë në një sezon vjeshte dhe dimri, shpresojmë se gjithçka do të ndryshojë pas ndërtimit të kësaj rruge, meqë bëhet fjalë për një aks rrugor shumë të qarkullueshëm”, ka thënë Kusari Lila.

Pos kësaj kryetarja e komunës, ka potencuar se kjo rrugë ka një rëndësi të posaçme për banorët pjesëve rurale të komunës nga drejtimi i Prishtinës, përkatësisht për regjionin e Dushkajës, të cilët për të shkuar për në Deçan dhe Pejë paraprakisht duhet të vijnë në Gjakovë, për çka duhet të kalojnë kilometra të tëra.

Ndryshe, pjesa e rrugës e cila i takon komunës së Deçanit pritet të përfundoi së shpejti, ndërkohë që duhet të ndërtohen edhe 4 kilometra të cilat i takojnë komunës së Gjakovës./radiogjakova/