.
Published On: Thu, Jun 25th, 2015

75 euro në vit pritet të jet kosto për trajnimin e një qeni në qendren strehimore

Share This
Tags

qente

Kostoja e shpenzimit për trajtimin e një qeni në strehimorën përkatëse e cila pritet të themelohët në komunën e Gjakovës, do të jetë rreth 75 euro në vit.

Sa i përket evidentimit të qenëve, si jemi njohtuar nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë komunale për Shërbime Publike në Gjakovë, për këte qëllim është paraparë shuma prej 40 euro në vit, ndërkohë që brënda këti çmimi janë parashikuar  edhe disa shërbime tjera eterinarike për trajtimin e qenëve.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit të  Kuvendit të Komunës së Gjakovës, asambleistët kanë aprovuar Rregullorën për kushtet e mbajtjës së qenëve dhe maceve dhe mënyrën e braktisjës ose humbjës së tyre, përkatësisht mënyrën e trajtimin të qenëve endacak që lëvizin rrugëve të qytetit, ndërkohë që edhe përkundë rrezikut që paraqesin, ekzekutimi i tyre është ndaluar me ligj.