.
Published On: Thu, Mar 8th, 2018

8 Marsi, Gjini takon gratë që punonjë në Komunë

Share This
Tags

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, takoi të gjitha gratë që punojnë në administratën komunale.

Duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e secilës prej tyre në shërbim të komunës dhe qytetarëve, ai i uroi ato për festën e 8 Marsit, teksa ka shprehur dëshirën e tij që secila prej tyre të ketë shëndet dhe çdo të mirë në familjet e tyre.

Duke u fokusuar në aspektin gjinor dhe të drejtat e gruas, Gjini ka thënë edhe pse Gjakova qëndron më mire se disa komuna tjera në këtë drejtim, prapëseprapë duhet të jemi më këmbëngulës në mënyrë që pozita e gruas në shoqëri të jetë edhe më e avancuar.