.
Published On: Fri, Nov 15th, 2013

AKR-ja hap nëndegë në Rracaj

Share This
Tags

akr-rracajGjakovë- Degës së AKR-së në komunën e Gjakovës të premten në mbrëmje i është shtuar edhe një nëndegë tjetër, ajo e fshatit Rracaj.

“Banorët e këtij fshati kanë shprehur gadishmërinë për t’ju bashkangjitur znj. Kusari Lila dhe AKR-së në vizionin për ndryshimin e gjendjes në Komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Infromim të kësaj partie.

Ne prezencën e dhjetëra banorëve të fshatit Rracaj u zhvilluan punimet e Kuvendit të nëndegës dhe u zgjodh kryesia e saj. Kryetar me vota unanime u zgjodh Bitë Beqiraj, nënkryetar Hysen Berisha, kurse sekretar i nëndegës u zgjodh Artan Beqa.

Menjëherë pas përfundimit të punimeve të këtij kuvendi, në AKR u antarësuan edhe 87 banorë nga fshatrat Rracaj, Pacaj dhe Dallashaj./radiogjakova/