.
Published On: Sat, Nov 16th, 2013

Albi e Besniku vazhdojnë garen tek “The Voice”

Share This
Tags

the-voice-juriaTiranë- Dy nga katër konkurentët gjakovarë tek “The Voice of Albania”, Besnik Varaki dhe Albi Xhepa kanë vazhduar garen në këtë talent-show.

Besniku, i cili bën pjesë në grupin e Elton Dedës, në fazen e betejave u përball me Anisen nën interpretimin e këngës “Heaven”. Pas performances, Eltoni zgjodhi Anisen, por trajnerja tjetër, Alma Bektashi i dha edhe një mundësi konkurentit gjakovarë duke e marrë në grupin e saj.

besniku-voice

Ndërsa, pas interpretimit të këngës “Falling slowly” edhe Albi Xhepa arriti të kalojë fazen e betejave pasi trajneri i tij, Sidrit Bejleri vlerësoi se ai pati një performancë më të mirë se Dafina, vajza që ju vu përballë në këtë sfidë.

albi-voice

Fazen e betejave më parë e ka kaluar edhe Vesa Smolica, ndërsa pritet edhe me kuriozitet edhe paraqitja e Florent Abrashit, gjakovarit të fundit që merr pjesë në këtë talent-show, i cili ka bërë një paraqitje të mirë ne audicionet e fshehura./radiogjakova/