.
Published On: Mon, Nov 18th, 2013

Ngrohtorja fillon punën, mazut ka vetëm për këtë muaj

Share This
Tags

ngrohtorjaGjakovë- Ngrohtorja e qytetit që nga dita e hëne do të fillojë së funksionuari dhe do të ofrojë shërbime cilësore për klientët e saj. Kështu të paktën ka premtuar drejtori i Ngrohtores Astrit Dema, i cili ka thënë se gjithçka është gati për një fillim të mbarë të sezonit.

Ai ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet teknike dhe është siguruar një sasi e mazutit, me të cilin do të fillohet ky sezon. Megjithatë, kjo sasi sipas drejtorit Dema mjafton vetëm deri në përfundim të këtij muaji ndërsa vazhdimi i sezonit do të varet nga përgjigja e konsumatorëve ndaj kompanisë, por edhe nga përgjigja e Qeverisë së Kosovës në dhënien e subvencioneve të kërkuara.

Duke pasur shpresë së këto dy përgjigje do të jenë pozitive, drejtori Dema ka shprehur bindjen e tij se kësaj here Ngrohtorja do ta ketë një sezon të mirë deri në përfundim të saj, duke ofruar kështu ngrohje shumë më cilësore sesa deri me tash./radiogjakova/