.
Published On: Mon, Nov 18th, 2013

“Medica Gjakova” mbyll projektin e rradhës

Share This
Tags

gjakova-xen-rexhaGjakovë- Ka përfunduar projekti i Shoqatës se grave “Medica Gjakova” “Fuqizimi i Grave dhe Vajzave përmes sensibilizimit për çështjet specifike gjinore të shëndetit seksual për të rimarrë kontrollin mbi veten dhe jetën e tyre”, financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Shoqata “Medica Gjakova”  vepron në Rajonin e Dukagjinit dhe  një kohë të gjatë bashkëpunon me organizatën Medica Mondiale  me seli në Këln të  Gjermanisë.

Projekti i sapo përfunduar i kësaj shoqate është implementuar me qëllim të përmirësimit të  gjendjes shëndetësore, mentale e fizike, si dhe të integrimit të femrave në shoqëri.

Shoqata e Grave “Medica Gjakova” ofron këshillime psiko-sociale individuale dhe grupore, këshilla shëndetësore gjinekologjike dhe përkrahje juridike për gratë dhe vajzat e traumatizuara gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj. Kjo organizate ka një personel me një përvojë të gjatë profesionale të grave, të cilat përkrahin gratë dhe vajzat – të mbijetuara të formave të ndryshme të dhunës./radiogjakova/