.
Published On: Sat, Nov 30th, 2013

Zbulohet pllaka përkujtimore në Ponoshec

Share This
Tags

flamuri-kombetarGjakovë- Në fshatin Ponoshec të komunës së Gjakovës, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për të vrarët në masakrën e njohur të Ponoshecit, në të cilën në vitin 1913 u vranë 113 banorë të këtij fshati, banorë tjerë të Rekës së Keqe, por edhe fshatrave të Malësisë së Gjakovës.

Zbulimin e kësaj pllake e kanë bërë Halil Ahmeti, përfaqësues i fshatit Ponoshec, Ramë Kërtoqi kryetar i komunës së Tropojës dhe përfaqësues apo pasardhës të disa prej të vrarëve në këtë masakër.

Ndryshe, 113 persona, në mesin e tyre edhe shtatë gra, dy prej të cilave shtatzëna, ishin vrarë e masakruar pasditen e 27 shtatorit 1913, nga forcat ushtarake pushtuese të Malit të Zi, të udhëhequra nga Janko Veskovic. Ponosheci ishte bërë rrafsh me tokë.

Gratë e fëmijët e mbetur kishin arritur të iknin dhe të strehoheshin nëpër fshatra tjerë, e për tu rikthyer dhe ringjallur fshatin vetëm 3 vjet më vonë. Nga tërë burrat e Ponoshecit, vetëm 15 kishin arritur të iknin nga pushkatimi dhe që të gjithë ata jo më të mëdhenj se 15 vjeçar.  113 të vrarët ishin varrosur vetëm pas 3 ditësh nga burrat e fshatrave për rreth./radiogjakova/