.
Published On: Mon, Jan 13th, 2014

Korab Jetishi në duet me Teuta Selimin (VIDEO)

Share This
Tags

korab-teutaPrishtinë- Këngëtarja Teuta Selimi vjen për publikun me videoklipin e këngës më të re të realizuar në duet me Korab Jetishin.

“Non Stop” titullohet kënga e cila është kompozuar nga Ilir Berani. Videoklipi i këngës është realizuar nga produksioni “Imagine Creative”.

Realizimi i këtij dueti është kërkuar nga këngëtari Korab Jetishi, ka thënë këngëtarja Selimi për KultPlus.

“Ka qenë ideja e Korabit për një bashkpunim, fillimisht më dërguan demon pastaj mua më pëlqeu dhe kështu erdhëm deri te realizimi i këngës edhe videoklipit dhe shpresojmë që do të ju pëlqej edhe dëgjuesve”, ka theksuar Selimi për projektin e ri muzikor i cili tashmë mund të gjendet në kanalin YouTube.