Program fetaro-artistik në përkujtim të Profetit Muhamed

Gjakovë- Në praninë e shumë shehlerëve e hoxhallarëve nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare dhe qindra besimtarëve që kishin stërmbushur sallën universale të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, të dielen në mbrëmje është mbajtur një program fetar, në nderim të ditëlindjes së profetit Muhamed.
Ky program i cili është pritur mjaft mirë nga të pranishmit, ka prezantuar këndime të kuranit, ilahi në gjuhen shqipe dhe atë arabe si dhe sema, apo siç njihet ndryshe rrotullimi i dervishëve. Ky program është pasuruar edhe më shumë me aktorin Hadi Shehu, i cili ka recituar pjesë kushtuar profetit Muhamed.
Programi është organizuar në bashkëpunim të disa institucioneve fetare, përfshirë këtu teqen e shejh Eminit, teqenë e shejh Hakiut, teqenë e shejh Haxhi Shejh Musasë, atë të shejh Nekiut, të shejh Ukë Isniqit, të shejh Salihut si dhe Medresenë e madhe të Gjakovës, institutin e Hivzit./radiogjakova/










