“Kimse Yok Mu” shpërndan bursa dhe mjete financiare
Gjakovë- Kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila të premten ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Organizatës Humanitare turke “Kimse Yok Mu”.
Shoqata Humanitare Turke “Kims Yok Mu”, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” , ku ishte prezent edhe kryetarja janë shpërndare 30 bursave për studentët familjarë të viktimave të luftës, si dhe shpërndarjen e ndihmave në të holla për dhjetë fëmijë bonjak me kushte të rënda ekonomike.
Vlera e bursave dhe e ndihmës financiare është nga 250 $, ndërsa shuma e përgjithshme është 10 mijë dollar. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e ka mirëprit këtë mbështetje dhe ka falënderuar “Kimse Yok Mu”, dhe kryetarin e saj Orhan Erdoan.
Me rastin e shpërndarjes së bursave, kryetarja e komunës ka ndarë edhe një shumë të mjeteve edhe për një fëmijë që është braktisur dy javë pas lindjes e që gjendet në Spitalin Rajonal “ Isa Grezda” në Gjakovë.