.
Published On: Fri, Jan 17th, 2014

S’ka pauza për shërbimet ndaj qytetarëve

Share This
Tags

armend-vokshiGjakovë- Shërbimet për qytetarë pranë Kuvendit Komunal nuk do të ndërpriten më për nga një orë gjatë orarit zyrtar të punës, për shkak të pauzës së punëtorëve, pasi ajo është hequr me vendim të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Titullari i kësaj drejtorie, Armend Vokshi për Radio Gjakovën ka thënë se ka ndryshuar edhe orari i pushimit të punonjësve i cili do jetë nga ora 12:00 deri në 13:00 dhe jo sic ishte më parë nga ora 11:00 deri në 12:00, por kjo nuk do bëhet pengesë që shërbimet të ndërpriten.

Më parë në kohen e pauzës edhe shërbimet ndërpreheshin duke bërë që qytetarët të presin pranë objektit të Kuvendit Komunal./radiogjakova/