.
Published On: Fri, Jan 17th, 2014

Tregu mund të rikthehet në lokacionin e vjetër

Share This
Tags

tregu-gjelberGjakovë- Qytetit të Gjakovës planifikohet që t’i kethehet tregu i gjelbër, aty ku ishte për shumë dekada.

Zyrtarët komunal kanë thënë se kanë në plan që skaj ndërmarrjes komunale “Çabrati”, aty ku ishte dikur, të vëjnë në funksion një treg me kushte bashkëkohore pune.

Ndryshe largësia e madhe e tregut kryesor, tek Ura e Tabakut, shpesh ka qenë pengesë për qytetarët e qendrës së qytetit për t’u furnizuar me pemë e perime të freskëta. Në anën tjetër dihet se komuna e Gjakovës nuk ka ndonjë tregë bylmeti që i plotëson kriteret higjenike, ndërsa produktet e qumështit ekspozohen në ambijente të papershtatëshme./radiogjakova/