Vesa Smolica largohet kokëlartë nga “The Voice”
Tiranë- Paraqitja elektrizuese e Vesa Smolicës me këngën hit të vitit të kaluar “Waiting all night” të Rudimental ft. Ella Eyre nuk i ka mjaftuar asaj që të kalojë në finale të “The Voice”. Por, komplimentët që ka marrë për prezantimin ka bërë që ajo të largohet kokëlartë nga ky show.
Skuadra e Almës do të përfaqësohet nga Bora Dokle-Georgieva që këndoi “Russian Roulette” nga Rihanna. Në konkurim ishte edhe Dritan Marraj nga Tivari që u paraqit me “You’re nobody till somebody loves you”
Pas publikimit të vendimit, Vesa falenderoi mentoren e saj dhe gjithë trajnerët tjerë të “The Voice”, ndërsa tha se pjesëmarrja në këtë spektakël është një shans që vjen një herë në jetë.
Për “zërin e Shqipërisë” do të “luftojnë” pos Borës nga skuadra e Almës dhe Florentit nga skuadra e Sidritit, edhe Sigi nga skuadra e Eltionit dhe Krenari nga ekipi i Aurelës. Finalja mbahet të premten e 24 janarit. Fituesi përcaktohet nga votat e publikut./radiogjakova/