Gjakova binjakëzohet me komunën e Çairit
Shkup- Një delegacion nga komuna e Gjakovës, prirë nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, po qëndrojnë në kryeqytetin e Maqedonisë për disa vizita me ftesë të shoqatës “Sofra gjakovare” nga Shkupi.
Ky delegacion ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës më të madhe shqiptare në Maqedoni, atë të Çairit, Izet Maxhiti ku edhe është hedhur ideja e binjakëzimit mes komunës që drejton ai dhe Gjakovës.
Këtë lajm e ka mirëpritur edhe ministri i Ekonomisë në Repuliken e Maqedonisë, Valon Saraqini në një takim që ka pritur mysafirët nga Gjakova. Ai ka uruar që binjakëzimi të sjellë bashkëpunime si në lëmin ekonomik, kulturor, arsimor, sportiv, humanitar dhe në lëmenjë të tjerë me interes për qytetarët.
Pos binjakëzimit të komunave të Gjakovës dhe Çairit si inciativë e shoqatave “Jakova” dhe “Sofra gjakovare” do të bëhet edhe binjakëzimi i këtyre dy shoqatave./radiogjakova/