.
Published On: Sat, Jan 18th, 2014

Projekti i CARITAS-it u përdorë për qëllime politike

Share This
Tags

caritas-kontrataaGjakovë- Një projekt i përbashkët i Drejtorisë komunale të Arsimit dhe Caritas-it të Kosovës, për punësimin e disa mësimdhënësve për një afat 1-vjeçar, duket se ka ngecur vetëm dy muaj pas fillimit të realizimit të tij.

Mësohet se ky projekt ka devijuar nga marrëveshja e parë e këtyre dy institucioneve, dhe për këtë kryetarja aktuale e komunës Mimoza Kusari – Lila ka drejtuar akuza tek ish–kryetari Pal Lekaj dhe zyrtarë të arsimit për, siç ka thënë ajo, keqpërdorim të këtij pojekti dhe përdorim të tij për interesa elektorale.

“Në memorandum është paraparë të angazhohen 25 deri në 30 mësues ndërsa janë angazhuar mbi 60. Kjo do të thotë se e gjitha është bërë për qëllime elektorale”, ka thënë Kusari-Lila për Radio Gjakoven.

Sipas saj, është e pamundur që ky projekt të realizohet me numrin aktual të mësimdhënësve, prandaj edhe nuk mund të përjashtohet mundësia që numri i këtyre të punësuarve të bjerë në 25 ashtu siç e ka paraparë projekti fillestar.

Nëse kjo ndodhë, Kusari – Lila ka thënë se mësimdhënësit që do të mbesin jashtë do të paguhen për muajt që kanë punuar./radiogjakova/