.
Published On: Mon, Jan 20th, 2014

Vështirësohet qarkullimi tek Kulla e Koshit

Share This
Tags

carshia-Gjakovë- Përfundimi i punimeve në rivitalizimin pjesës më të madhe të  infrastrukturës rrugore në Çarshinë e Madhe në Gjakovë, ka bërë që  kjo pjesë e qytetit, tejet e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike  të shqiptarëve në këto treva, të ringjallët dhe të frekuentohet nga një numër mjaftë i madh i vizitorëve.

Por, një problem mjaftë shqetësues i cili tash e një kohe të gjatë po shkakton çrregullime serioze në lëvizjen e lire të qytetarëve, është parkimi i automjeteve. Nisur nga fakti se qarkullimi i automjeteve me të drejtë është i ndaluar në brendi të Çarshisë, rruga nga lapidari i Lidhjes së Prizrenit e deri tek fillimi i Çarshisë, pothuajse gjatë tërë ditës është e mbushur me parkime të palejuara në trotuar.

Kjo po ju shkakton telashe të mëdha fillimisht këmbësorëve e më pastaj edhe automjeteve të shumta të cilat qarkullojnë nga drejtimi i rrugës së Çabratit dhe anasjelltas. E gjithë kjo ka bërë që kthesa tek Kulla e Koshit të bëhet shumë e rrezikshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, meqë në këtë pjesë të rrugës nuk ka fare trotuar.

Në këtë drejtim, me qëllim të parandalimit të fatkeqësive me pasoja më të rënda, është koha e fundit që policia e trafikut të filloi me marrjen e masave përkatëse ligjore, për ndëshkimin  e pronarëve të automjeteve të cilët pa të drejtë i parkojnë veturat e tyre në këtë pjesë të qytetit./radiogjakova/