“Thirrjet e Nënave”: Tribunali po ledhaton kriminelët serb
Gjakovë- “Edhe një tjetër goditje për familjarët e personave të vrarë dhe të zhdukur të Kosovës. Të premten Tribunali i Hages ka ulur dënimin për kriminelin Nikolla Shahinovic së bashku me të tjerët, duke shkelur kështu mbi plagen tonë ende të pa shëruar”, kështu nis deklarata e shoqatës “Thirrjet e Nënave” si reagim për veprimin e Tribunalit.
“Kjo nuk mund të quhet drejtësi, kjo është një ledhatim tjetër për kriminelët dhe bashkpuntorët e tyre që debuan me shumë se 1 milionë qytetarë të Kosoves si dhe kryen vrasjen e 15 mijë qytetarëve të pafajshem duke bërë bartjen dhe varrosjen e tyre në varreza masive të Serbisë, zhduken më shumë se 6 mijë të tjerë, dhunuan më shumë se 20 mijë gra , dhe për fatin e 1700 personave tjerë ende nuk dihet se ku janë edhe pas 15 vjetëve të perfundimit të luftës”, vazhdon deklarata.
Nënat shprehen të indinjuara nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore, për faktin se nuk ështe duke u ngritur zëri për një akt-akuzë serioze kundër Serbisë për të kërkuar drejtësi për të gjithë të vrarët dhe viktimat gjatë luftës së fundit në Kosovë./radiogjakova/










