.
Published On: Fri, Jan 24th, 2014

Arrestohen katër persona në Gjakovë

Share This
Tags

policia_arrestimeGjakovë- Njësitë policore të hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë, pas një pune intenzive operativo-hetimore kanë arrit të zbulojnë, identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Hetuesit policor të Njesitit për hetimin e veprave penale kundër pasurisë , përkatësisht Vjedhjeve dhe Vjedhjeve të rënda, pran stacionit policor në Gjakovë, kan arritur që të arrestojnë të shumë kërkuarin të dyshuar për këto lloj veprash penale shtetasin  B. R. 21 vjeç nga Gjakova.

Gjatë procedurës së intervistimit të tij nga hetuesit policor, i njëjti ka parnuar se në bashkë veprim me disa të dyshuar tjerë kishin kryer mbi 25 vepra penale te Vjedhjes së rëndë, ku jan thyer dhe vjedhur në shumicen e rasteve lokale afariste, zyra te agjensive të ndryshme dhe lokale të lojrave të fatit me ç’rast janë vjedhur televizor, llaptop, cigare, kasat e të hollave, rroba, kepucë sportive, si dhe gjesende tjera me vlerë.

Te arrestuar, pos 21-vjeçarit B.R., janë edhe A.H. (20 vjeç), A.K. (17 vjeç) që të gjithë nga qyteti i Gjakovës, ndërsa u arrestua edhe A.N. (18 vjeç) nga Novosella e Eperme po nga komuna e Gjakovës.

Katër të dyshuarit e arrestuar pas marrjes në pytje nga ana e hetuesve, kanë pranuar se në bashkveprim me njeri tjetrin dhe me dy te dyshuar te tjere, tani te njohur për policinë, te cilët për momentin gjinden në arrati, dhe kanë kryer me dhjetra vepra penale të vjedhjeve të renda, me ç’rast ishte krijuar edhe  ndjenja e pa sigurisë tek shumë qytetar të qytetit të Gjakovës.

Të dyshuarve me vendim ju caktohet masa e ndalimit policor në afat prej 48 orësh , dhe me kohë është dërguar Kallzimi penal në kompetencë të Prokurorisë kompetente , në mënyrë që të dyshuarit të dërgohen para gjyqtarit kompetent i cili këtyre të dyshuarve ju ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.