.
Published On: Sat, Jan 25th, 2014

Florenti na bën krenar, shpallet zëri i Shqipërisë

Share This
Tags

sidrit-florentGjakovë- Florent Abrashi është fituesi i The Voice of Albania 3. Ai  ka arritur të jetë zëri më i mirë i shqiptarëve për këtë sezon duke fituar përballë tre konkurentëve tjerë.

Florenti u paraqit me tre pika muzikore, njërin prej të cilëve duet me trajnerin e tij Sidrit Bejlerin. Në gjitha performancat morri kritikat më pozitive. Fituesi u zgjodh me SMS nga publiku i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Këngëtari do të fitojë incizimin e një videoklipi dhe disa këngëve nga producentët e këtij emisioni. Pas fitores së Florentit “Facebook” e “Twitter” janë vërshuar me statuse për djalin nga Gjakova./radiogjakova/