Tiranë, “Pedalim i heshtur” në nderim të Zarushit
Tiranë- Dhimbja për ndarjen nga jeta të Gjylgjyzare Karaxhija Xharavinës ka kaluar kufinjtë e komunës së Gjakovës. Çiklistët e Tiranës që mblidhen rreth programit “Ecovolis” do të mbajnë një aktivitet në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë në nderim të Zarushit.
“Është gati tashmë biçikleta e bardhe “Ghost bike”, simbol i respektit dhe nderimit të çiklistëve të aksidentuar, e cila do të vendoset pranë Sheshit Skenderbej. Të rinjtë aktiviste të biçikletes në Tiranë kanë lënë në oren 16:00 të bëjnë “Pedalimin e heshtur”. Një buqetë me lule dhe qirinj do të vendosen në një nga shenjat e biçikletes pranë sheshit Skenderbej në nder të çiklistes së vrarë”, ka thënë për Radio Gjakoven Ened Mato, drejtor i “Ecovolis”.
Ndryshe, Ecovolis është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta. Shërbimet e veta i ofron edhe nëpërmjet stacion/parkimit të biçikletave në pika të ndryshme të qytetit të Tiranës, për të lëvizur dhe kryer punët e përditshme./radiogjakova/










