.
Published On: Sat, Jan 25th, 2014

Në pranverë Gjakova shpallet zonë e lirë ekonomike

Share This
Tags

Bernard-NikajPrishtinë- Qeveria e Kosovës pritet të shpallë zonat ekonomike të Mitrovicës dhe Gjakovës gjatë muajit mars apo prill të këtij viti. Kështu thotë për Radio Kosovën, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj. Ai sqaron se janë duke i përgatitur studimet e fizibilitetit dhe udhëzimet që specifikojnë lehtësirat për bizneset që do të operojnë në këto zona.

Nikaj thotë se MTI-ja tashmë ka përgatitur kornizën legjislative për shpalljen e zonave të lira ekonomike në Mitrovicë dhe Gjakovë, dhe njëherësh ka hartuar udhëzimet administrative.

“Në të njëjtën kohë ka vazhduar procesi i hartimit të studimeve të fizibilitetit për zonat e lira ekonomike në Mitrovicë dhe Gjakovë dhe ne shpresojmë që posa të kryhen këto dy elemente – udhëzimi për lehtësirat dhe studimet e fizibilitetit për këto dy zona, gjatë muajit mars apo prill t’i shpallim edhe zyrtarisht nga Qeveria”, thotë Nikaj.

Nikaj thotë se me udhëzime do të përcaktohen lehtësirat për bizneset, dhe thekson se do të propozojnë lehtësira sipas kodit doganor dhe të akcizave, deri te lehtësirat tatimore për ata që fillojnë prodhimin dhe punësimin në këto zona.