.
Published On: Sat, Jan 25th, 2014

QRP-ja, për një vit u punësuan 330 persona

Share This
Tags

gjakova-Gjakovë- Gjatë 12 muajve të vitit të kaluar përmes Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë, janë punësuar 330 persona, që do të thotë se mesatarisht gjatë një muaji kjo qendër ju ka krijuar mundësinë e punësimit më shumë se 27 personave.

Në anën tjetër në  përfundim të vitit 2013, numri i personave me fakultet të përfunduar të cilët presin ndonjë mundësi për t’u punësuar ka kaluar tashmë shifrën 100, përkatësisht në listën e pritjes aktualisht janë 102 persona me kualifikim superior.

Kur jemi te përgatitja shkollore, numri më i madh i personave të regjistruar në Qendrën Regjionale të Punësimit në Gjakovë, janë me shkollë të mesme të përfunduar, gjithsejtë 2 mijë e 860, ndërkohë që 25 është numri i punëkërkuesve me Shkollë të Lartë të përfunduar.

Nisur nga numri i të punësuarve gjatë një viti, si dhe numri i madh i të papunëve që janë të regjistruar në këtë qendër, i cili ka arritur në rreth 6 mijë, marrë në tërësi edhe gjatë  vitit 2013 ka vazhduar një trendë i dobët i ecurisë së punësimit në komunën e Gjakovë, që është larg kërkesave të banorëve të komunës sonë./radiogjakova/