Banorët e lagjes Gecë organizohen për të nderuar Zarushin
Gjakovë- Banorët e lagjes Gecë janë vetëorganizuar për të nderuar asmbleisten Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina.
Ata do të ndezin qirinj dhe do të vëjnë kurora me lule tek vendi ku u aksidentua Zarushi. Megjithëse një aktivitet të tillë e kanë paralajmëruar edhe dega e AKR-së, banorët jan pajtuar që të mos ketë dy organizime dhe t’i bashkohen qytetarëve që vijnë në oren 18:00.
Vdekja e Zarushit ka prekur gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës, pasi ajo njihej si një person që ju ka ardhur në ndihmë çdo kujt që i është nevojitur ndihma e saj. Organzimi i banorëve të lagjes Gecë është i pari që u paralajmërua nga vetë qyetarët e Gjakovës. /radiogjakova/










