.
Published On: Sat, Jan 25th, 2014

Vdekja e Zarushit, ngushëllon Gola

Share This
Tags

xharavina1Gjakovë- Kryetari i Degës së LDK-së së Gjakovës, Luan Golan në emër të subjektit që drejton ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Gjylgjyzare Xharavinës.

“Me keqardhje shumë të madhe mësuam lajmin e hidhur për vdekjen e parakohshme të nënës, gruas, motrës, punëtores së pa kursyer znj. Gjylgjyzare Keraxhija – Xheravina, Asambliste e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

“Në emrin tim personal dhe të degës së LDK-së në Gjakovë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës, Asamblesë Komunale dhe mbarë qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Flakadan i pa shuar, do të mbetesh në rrugëtimin tonë!”, mbyllet ngushëllimi i Golës.

Në seancen e fundit të Asamblesë komunale ku Gola u zgjodh kryesues i Asamblesë, Xharavina u zgjodh shefe e grupit paralamentar të AKR-së./radiogjakova/