.
Published On: Mon, Jan 27th, 2014

I jepet lamtumira e fundit Zarushit

Share This
Tags

varrimi-zarushGjakovë- Në prezencën e shumë qytetarëve, personaliteve dhe figurave publike, pasdite me nderime të larta qytetare u varros Gjylgjyzare Karraxhia Xharavina, këshilltare e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, njiherit edhe shefe e grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të partisë politike AKR.

E ndjera, pas një aksidenti të ndodhur me biçilketën e saj derisa po shkonte në vendpunim në spitalin rajonal “Isa Grezda”, ka ndërruar jetë me datë 25 janar, të shtunën. Përkundër përpjekjeve maksimale, për shkak të lëndimeve të rënda të pësuara, këshilltarja më e votuar e në zgjedhjet e fundit në Komunën e Gjakovës, nuk u rezistoi plagëve.

Në nderim të figurës së saj gjatë ditës janë mbajtur mbledhje komemorative, tri sosh, nga Komuna, AKR-ja dh spitali “Isa Grezda” si dhe janë bërë homazhe ku kanë marrur pjesë me mijëra e mijëra qytetarë. Në varrim, pos kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila me bashkëpunëtorë kanë marrur pjesë edhe zv.kryeministri dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe përfaqësues të shumtë të subjekteve politike dhe të jetës publike.