Kusari-Lila homazhe për Hoxhen dhe Kërleshin
Gjakovë- Në 24 vjetorin e rënies së Fatmir Kërleshit dhe Xhevat Hoxhës kryetarja e komunës së Gjakovës ka bërë homazhe në orët e paraditës tek varrezat dhe vendi i rënies.
“Po kujtojmë një përvjetor të veprës së tyre sublime, dhe po e rikthejmë në vend të duhur me këtë përkujtim padrejtësinë që u është bërë deri më tani, duke mos i harruar më dhe duke i kujtuar ashtu siç e meritojnë. Ne tani, ato padrejtësi po i shmangim dhe në përvjetore të tilla të lavdishme do t’i kujtojmë të rënët, pasi ata janë kontribuesit e çmuar që me sakrificën e tyre kanë ndërtuar të sotmen tonë” ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila, pas homazheve të bëra tek vendi i vrasjes, ku pos bashkëpunëtorëve të saj kanë marrur pjesë edhe qytetarë dhe demonstrues të asaj kohe.
Nërkaq, në ora 17:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, nën patronatin e kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila, do të mbahet akademi përkujtimore./radiogjakova/