6-vjetori i pavarësisë, Gjakova fillon përgatitjet
Gjakovë- Komuna e Gjakovës po bënë përgatitje intensive për ta shënuar në mënyrë sa më solemne përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës.
Bartëse kryesore e aktivitetit qendror do të jetë Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Gjakovës, drejtues të së cilës thonë se aktualisht janë në fazën e hartimit të një programi të veçantë artistik. Mes shumë risive, siç kanë deklaruar në këtë drejtori, do të jetë edhe promovimi i Orkestrit të qytetit të Gjakovës.
Ndryshe me veprimtari kulturore e sportive, 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do ta shënojnë edhe shumë mjedise rinore. Do të mbahen takime letrare e muzikore si dhe gara sportive./radiogjakova/










