.
Published On: Fri, Feb 7th, 2014

Ngrohtorja mbetet pa mazut, shkak procedurat doganore

Share This
Tags

ngrohtorja-Gjakovë- Shfrytëzuesit e energjisë termike nga Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, në mëngjesin e së enjtes dhe së premtes janë zgjuar me radiator të ftohët, meqë është ndërprerë nxemja nga ky institucion ngrohës në komunën tonë.

Si jemi informuar nga Admir Shala, drejtor i porsazgjedhur i Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë, deri tek ndërprerja e ngrohjes ka ardhur për shkak të vonesave të furnitorit me furnizim me mazut. Sipas njoftimeve nga furnitori, kjo ka ardhur si pasojë e procedurave të reja në doganë për verifikimin e sasisë së sulfurit në mazut.

Në anën tjetër drejtori Shala, për Radio Gjakovën ka thënë se gjatë ditës  pritet të arrijë një sasi e mazutit që do të mundësojë të rikthehet nxemja nga Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë. Sa i përket ditëve në vazhdim, qeveria komunale në Gjakovë, është zotuar se do të siguroi ngrohje për shfrytëzuesit e energjisë termike nga ngrohtorja qytetit, deri në fund të muajit në vazhdim./radiogjakova/