.
Published On: Tue, Feb 18th, 2014

Koha e mirë, Ngrohtorja ndalon furnizimin

Share This
Tags

ngrohtorja-Gjakovë- Në saje të motit të mirë i cili po mbretëron këto ditë, Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, ka ndërprerë furnizimin e vazhdueshëm të konsumatorëve me energji ngrohëse, duke e shfrytëzuar këtë kohë për sanimin e disa problemeve në rrjetin e furnizimit me nxemje.

Si jemi njoftuar nga Admir Shala, drejtor, ngrohtorja në orar të caktuar vazhdon me furnizim të reduktuar me ngrohje, mirëpo kjo nuk po ndjehet në pjesë të caktuara të qytetit si në Orize, që është pasojë e humbjes së energjisë dhe e keqpërdorimeve eventuale, për çka ngrohtorja është në proces të evidentimit të  problemeve.

Ndryshe, drejtori i Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë,  Shala me bashkëpunëtorë, do të udhëtojë në Prishtinë, ku do të takohet me udhëheqësit e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik. Sipas Shalës, në këtë takim do të bëhet fjalë për mundësinë e akordimit të mjeteve shtesë për Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë, mjete këto të domosdoshme për sanimin e problemeve teknike në këtë institucion ngrohës në komunën tonë./radiogjakova/