“Caritasi”, 12 mijë euro për katër shkolla
Gjakovë- Komuna e Gjakovës ka nënshkruar marrëveshje me “Caritasin” zviceran, Zyra në Kosovë për investim në pajisje në katër paralele parashkollore, tri prej të cilave, “Zekeria Rexha”, “Mustafa Bakija” dhe “Emin Duraku” gjenden në qytet, ndërsa investimi tjetër do të jetë në shkollën e Dujakës.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se “është investim i rëndësishëm për fëmijët parashkollor dhe për edukuesit, dhe se me nënshkrimin e këtij projekti ne shprehim gatishmërinë tonë se jemi të gatshëm edhe për projekte tjera katërvjeçare për investime në projektet parashkollore”.
Kreshnik Basha, menaxher i Zyrës së “Caritasit” në Kosovë, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka pohuar se është një pako e përgatitjes për edukim parashkollor dhe hapen mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë.
Në këtë kontest, Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka thënë se do bëhet identifikimi i klasëve tjera parashkollore dhe ka përshëndetur këtë hap të parë.
Ndërkaq, Albert Bakalli, përgjegjës për projekte në Zyrën e “Caritasit” në Kosovë ka bërë të ditur se vlera e projektit për një klasë është prej 2.700 deri në 3.000 euro, që nënkupton se investimet e përgjithshme për këto katër klasë janë deri në 12.000 mijë euro. Punimet në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të fillojnë javën tjetër./raidogjakova/