.
Published On: Thu, Feb 20th, 2014

Bizneset i dhurojnë inventarin kryetares për zyrën

Share This
Tags

mimoza-biznesetGjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës, ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me pronarët e bizneseve të cilët kanë investuar në rregullimin e ambientit  të zyrës së kryetares, pastaj të stafit të saj si dhe zyrës për takime me përfaqësues të mediave.

Bëhet fjalë për ndërmarrjet Rigips, S-imeri, Mebell Still dhe Mabetex Hollding.  Kryetarja Kusari Lila ka falënderuar  pronarët, përkatësisht udhëheqësit e këtyre bizneseve për gatishmërinë e tyre për të investuar në zyrat e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Në anën tjetër pronarët e ndërmarrjeve kanë thënë se ndjehen të privilegjuar që u është dhënë mundësia për të investuar në objektin e komunës, duke u nisur nga fakti se një pjesë të madhe të bizneseve të tyre e zhvillojnë pikërisht në këtë komunë. Ndryshe, i tërë ky investim është bërë duke mos prekur buxhetin e komunës, ndërkohë që i tërë inventari do të mbetet si pronë komunale./radiogjakova/