.
Published On: Mon, Mar 10th, 2014

Mbahet mbledhja e qeverisë lokale

Share This
Tags

mimoza-drejtoratGjakovë- Bordi i Drejtorëve nën kryesimin e kryetares Mimoza Kusari-Lila ka mbajtur mbledhjen e rregullt javore në të cilën janë shqyrtuar pikat e propozuara si dhe është dhënë njoftuar mbi shpenzimet e Task Forces për përgatitjen e Konfererencës së Donatorëve për Gjakovën në vlerë prej 15.500 euro.

KOMPANITË PUBLIKE – Në mbledhje të Bordit është shqyrtuar dhe është marrë vendimi për ndërrimin e komisioneve komunale të aksionarëve në ndërmarrjet “Çabrati”, “Ngrohtorja e Qytetit” dhe “Stacioni i Autobusëve”. Ky vendim është marrë pasi tani edhe qeverisja dhe Asambleja komunale ka një strukturë tjetër përfaqësimi dhe duhet të zëvendësohet me emra të rinj dhe aktual.

ARSIM – Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë për Arsim ka prezentuar kërkesën për kompensimin e pjesshëm të transportit të 53 nxënësve të cilët udhëtojnë në relacionin Rakovinë-Kramovik, ku në parim është dhënë miratimi  dhe njiherit është arritur në përfundim që të bisedohet edhe me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Rahovecit. Gjithashtu është miratuar në parim edhe kërkesa tjetër e Drejtorisë së Arsimit për kompensimine e shpenzimeve të udhëtimit të nxënësve me aftësi të kufizuara në relacionin shtëpi-shkollë, por është vendosur që të bëhet zbërthimi mujor nga ai vjetor për të gjithë 22 nxënësit.

BORXHET – Shqyrtimi i raportit përfundimtar të projekteve kapitale të përfunduara të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike është prezentuar nga drejtoresha Silvana Domi, ku është bërë e ditur për borxhet e mbetura nga viti 2008 deri në vitin 2013. Për vitin 2008 Komuna rezulton të ketë borxhe në vlerë prej 29 mijë euro, në vitin 2009 borxhe në vlerë prej 36 mijë e 816 euro, ne vitin 2010 janë të paguara, për vitin 2011 rezulton të jenë borxhe në vlerë prej 63.495 euro, për vitin 2012 584 mijë euro ndërkaq për vitin 2013 borxhi i projekteve kapitale të përfunduara rezulton të jetë në vlerë prej 1 milion e 384 mijë euro.

ÇARSHIA E MADHE – Po ashtu, nga drejtoresha Domi janë trajtuar edhe disa projekte të cilat do të prezentohen në Konferencën e Donatorëve, ndërkaq, lidhur me shtuarjen me kubëza natyrale dhe të betonit rreth 415 metra katrorë në Çarshinë e Madhe është vendosur që brenda javës të kontaktohet edhe Qendra Rajonale e Mbrojtjes së Monumenteve Kulturore Historike që të kihet parasysh sasia e kubëzave të mbetura. 

TË HYRAT – Në këtë mbledhje të Bordit të Drejtorëve është shqyrtuar edhe raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për Komunën e Gjakovës për muajin janar 2014. Ky raport është prezentuar nga Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ku është bërë e ditur se në muajin janar janë inkasuar mjete në shumë prej 157.219 euro, që është konsideruar si viti më i suksesshëm i të hyrave,  ndërkohë që për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 872 euro./radiogjakova/