.
Published On: Fri, Mar 14th, 2014

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Share This
Tags

mbledhja-kpfGjakovë- Nën kryesimin e kryesuesit Luan Gola, Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2014 ku pos pikave të rendit të ditës janë miratuar për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës edhe kërkesa e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” për shfrytëzim të objekteve në pronësi të Komunës, që nga Bordi i Drejtorëve ka marrë propozim-vendimin për shfrytëzim dhjetëvjeçar, si dhe kërkesa e subjektit politik AAK që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës të debatohet për gjendjen në shëndetësi në Komunën e Gjakovës.

Pika tjetër e miratuar e rendit të ditës ka qenë kërkesa për formimin e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, ku nga Lulzim Haxhiu, zyrtar në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit janë dhënë spjegimet se drejtoria në fjalë ka kryer gjitha punët e ngarkuara ku është konstatuar se në brendi të qytetit duhet të emërtohen edhe afro shtatëdhjetë rrugë, ndërkohë që për herë të parë përfshihen edhe vendbanimet rurale ku do ta keni kodin dhe emrin unik.

Nga kryesuesi Luan Gola është kërkuar që të bashkëveprohet edhe me kryetarët e Bashkësive Lokale dhe komuniteti të jetë sa më i përfshirë. Gjithashtu është miratuar edhe kërkesa për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Gjakovës, emrat e të cilëve do të kompletohen dhe do të bëhen publik në mbledhjen e Kuvendit të Komunës./radiogjakova/