Konferenca e Donatorëve, prezantohen projektet e OJQ-ve
Gjakovë- Dita e dytë e punimeve të Konferencës me donator ka reflektuar me prezantimin substancial të projekteve gjithëpërfshirëse lidhur me qeverisjen e mirë dhe me projekte të infrastrukturës që ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë.
Projketues e donator të ndarë në vazhdimësi në ambiente e salla të veçanta në vazhdën e punimeve të ditës së dytë të kësaj konferencë janë prezantuar projekte për zhvillimin ekonomik e kulturorë si dhe të infrastrukturës rrugore dhe punëve butore.
Një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe përfaqësuesit e OJQ-ve me prezantimin e projekteve të tyre, të cilat ishin të natyrave të ndryshme. Si konkluzion i përgjithshëm i punimeve të ditës së dytë të konferencës së donatorëve mbeti përkrahja strategjike në nivel lokal dhe bashkërendimi me donator për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik të komunës së Gjakovës , rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimit të gjithmbarshëm.
Në një seancë të veçantë ku u prezantuan projekte për qeverisje të mirë lokale janë paraqitur 8 projekte standarde , si renovimi dhe zgjerimi i ndërtesës së Kuvendit Komunal, projektin për ndërtimin e objektit të ri të KRM “ Çabrati”, projekti për ndërtimin e 5 zyrave për bashkësi komunale, dhe projekti i ndërtimit të qendrës lokale emergjente.
Një projekt që ka të bëjë me qeverisje të mirë lokale “Gjakova digjitale” është prezantuar edhe nga “ATI-KOS” si dhe ndërkohë është prezantuar edhe projekti gjeneral për transportin publik në regjionin e Gjakovës.
Projektet që janë prezantuar nga lëmia e shëndetësisë, kishin të bëjë me ndërtimin e dy banesave sociale , ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza në objektin e vjetër të QKMF-së, projekti i ndërtimit të një objekti të ri të QKMF-së, një qendër për personat me aftësi të kufizuar, shtëpi të pëlqeve për qëndrim ditorë në Shkugëz dhe një projekt tjetër për ndërtimin e një shtëpie reaktive sociale.
Edhe në sektorin për një zhvillim më të fuqishëm ekonomik e kulturor janë prezantuar disa projekte. Me prezantimin e këtyre projekteve të cilat ishin bazë dhe pasqyrim i situatës së tanishme, do të krijoni mundësi të zhvillimit gjendjes socio-ekonomike. Ishte një projekt që ngërthen krijimin dhe rritjen e fondit për mikrro ndërmarrje dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme . Pastaj projekt për ngritjen e pikave informative turistike, projekt për fondin zhvillimor për bujqësi dhe “Eco- Zona-E”.
Në një ndarje tjetër të veçantë ku ishin ekspert dhe projektues të projekteve në lëmin e infrastrukturës, janë prezantuar projekte kapitale siç u publikua projekti për digën në fshatin Ponoshec, që ka të bëjë me akumulacionin e ujërave natyrore në këtë zonë, pastaj projekt që kanë të bëjë me planin investiv të zhvillimit në infrastrukturën e ujësjellësit dhe ujërave të zeza.
Kishte projekte që u prezantuan edhe për Çarshinë e Madhe, sikurse u prezantuan edhe projekti i unazës dhe rrugët në hyrje të Gjakovës. Në tërësi nga ekspertet e projekteve janë prezantuar edhe planet dhe projektet lidhur me ujerat e zaza që bijën në lumin Krena dhe atë Llukac. Projektuesit kanë prezantuar projekt edhe për rrjetin e ujërave të zeza në fshatin Bec si dhe ndërtimin e fazës së dytë të filtrave në Sistemin e Radoniqit, por edhe ngritjen e rrjetit për ndriçim publik efeqientë i uniformuar për komunën e Gjakovës.
Është mbajtur edhe një seancë e veçantë e prezantimit të projekteve nga ana e përfaqësuesve të OJQ-ve. Më se 20 OJQ kanë prezantuar projektet e tyre në fushat të ndryshme e të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshme të jetës dhe mirëqenies sociale të qytetarëve të Gjakovës.