.
Published On: Fri, Apr 4th, 2014

Inagurohet Qendra Inovative e Gjakovës

Share This
Tags

jic-inagurimiGjakovë- Disa muaj pas ndërtimit të objektit dhe pas themelimit si institucion, të premten edhe zyrtarisht është inauguruar Qendra Inovative e Gjakovës, objekti i së cilës gjendjet në Çarshinë e vjetër të Gjakovës. Në një ceremoni modeste, inaugurimin e kësaj qendre e kanë bërë kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila dhe ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, dy institucione këto që kanë bashkëpunuar në ngritjen e kësaj qendre.

Duke besuar fuqishëm në funksionalizimin e shpejtë të kësaj qendre, ministri Nikaj dhe kryetarja Kusari – Lila kanë premtuar se dy institucionet që ata drejtojnë do të jenë gjithmonë në gadishmëri për t’i ndihmuar funksionalitetit të qendrës dhe zhvillimin të saj vit pas viti. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e sheh Qendrën Inovative të Gjakovës jo si një iniciativë të vetmuar, por si një pjesë të iniciativave që e kanë për qëllim ta kthejnë zhvillimin ekonomik në komunën e Gjakovës.

Të përmendim këtu Zonën e Lirë Ekonomike, Aeroportin e Gjakovës, segmente të cilat po ashtu pas vënjes së tyre në funksion do të ndikojnë dukshëm në përmsimini e jetës ekonomike në Gjakovë”, ka thënë Nikaj. Nga ana tjetër, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se përveç kënaqësisë institucionale, kjo qëndrë paraqet edhen jë kënaqëesai individuale për të, për faktin se si ministre ajo ka qendë iniciatorija dhe mbështetësja kryesore për formimin e qendrës. “Ky është një investim që nuk matet me vlerën e kapitalit të invëestuar, por matet me vleren e ideve që do të realizohen këtu e që do të ndikojnë drejtëpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik lokal.

Kjo qendër do të dëshmojë fuqishëm nuk është politika dhei nstitucionet publike ato që do ta zgjidhin problemin e punësimit dhe varfërisë, por do të jenë ndërmarrësia e guximshme dhe idetë creative ato që do ta bartin këtë barrë, konkretisht që do t’i zgjidhin këto dy problemet ndër më madhoret në vendin tonë”, ka thënë Kusari – Lila, e cila ka shprehur bindjen se rezultatet e para konkrete të kësaj qendre do të shihen qysh në shënimin e përvjetorit të saj të parë. Në këtë ceremoni kanë folur edhe zyrtarja e ambasades norvegjeze në Kosovë Kathrina Ramberg dhe drejtori i Qendrës Inovative të Gjakovës Fatos Axhemi, të cilët gjithashtu kanë shprehur bindjen në suksesin e këtij institucioni.

Ndryshe, qendra inovative e Gjakovës është themeluar me financim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Qëllimi i këtij institucioni është që t’iu ofrojë ndihmë bizneseve fillestare duke u ndihmuar atyre që të mbijetojnë dhe të rriten gjatë periudhës së fillimit kur ato janë më të ndjeshme.